Mësuesi i shkollës 9 vjeçare Bishqem në Peqin, Fatmir Sula, ndërron jetë nga Covid-19. Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta e japin kolegët, raporton newsbomb.al.
“Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht, po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit të mësuesve të shkollës 9 vjeçare Bishqem, për kolegun e tyre Fatmir Sula.
“Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë..
Jo vetëm ata që e njohin,por në vecanti për familjen e tij.
Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht,po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas.
Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prefsh në paqe !
Lamtumirë….Kolegu ynë Fatmir Sula.”