Ministri i Shëndetësisë në Austri, Rudolf Anschober, është shprehur se vend ii tij ndodhet në fazën më të vështirë të pandemisë.

Ai tha se varianti i ri i koonavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe ka ndikuar shumë në shtimin e rasteve të reja, ndërsa shtoi se këtë javë qeveria pritet të zgjasë kufizimet për shkak të koronavirusit.

“Kemi një problem vërtetë të madh”, tha Anschober për ORF, ndërsa u shpreh se tashmë Austria ndodhet në një situatë të ngjashme me gjithë Europën.

Në 24 orët e fundit në Austri u regjistruan 1917 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që 49 persona humbën jetën.