Qarku i Fierit është i dyti në listë për sa i përket zonave me më shumë raste aktive me koronavirus në vendin tonë, ndaj edhe mjekët kanë ngritur alarmin për mënyrën se si sillen qytetarët që janë kontakte të pacientëve të infektuar.

Mjeku Besnik Brahimaj në një intervistë për Abc Neës u shpreh se këta persona nuk e respektojnë karantinën, por edhe më shqetësues është fakti se edhe vetë të infektuarit me COVID lëvizin pa problem në qytet.

“Kjo tregon se karantinimi nuk po bëhet siç duhet. S’ka rëndësi tamponi, duhet ruajtur zinxhiri i kontakteve”, thotë ai.

Sipas mjekut, karantinimi i personave që kanë qenë kontakte të të infektuarve nuk është sqaruar siç duhet nga Këshilli Teknik i Ekspertëve.

“Kjo është e keqja se edhe nga vetë Këshilli Teknik kjo nuk është sqaruar tamam”, thekson ai.