Mjeku Pëllumb Pipero thotë se mbyllja totale e vendit nuk është zgjidhje ndaj sipas tij ajo duhet shmangur. Sipas mjekut, duhet të respektohen masat si: higjena, distanca dhe shmangja e grumbullimeve.

“Unë nuk jam ekspert i fushës, në opinionin tim asnjëherë smë ka shkuar në mendje se një mbyllje. Ka shumë mënyra të tjera kufizuese. Mbyllja e plotë sado efikase të jetë nuk është zgjidhje. Ajo mund të vijë por nuk është mbyllja zgjidhja. Zgjidhja është respektimi i protokolleve dhe masave parandaluese. Mbajtja e maskës dhe reskeptimi i distancës, higjiena dhe shmangia e grumbullimeve në çdo mjedis.

Një masë e arsyeshme që numri i grumbullimeve të jetë në 10. Mosrespektimi  i protokolleve veçanërisht në bare, ku numri i personave dhe karrigeve është më i madh sesa rekomandimi dhe mosha që frekuenton këto lokale”, ka thënë Pipero në RepolitiX.

Më tej, ai është shprehur se përgjigja e çdo personi ndaj virusit është e ndryshme.

“S’mund të themi nëse virusi është më shumë apo më pak agresiv sepse ka ndryshuar dhe mosha. Kemi thënë nga fillimi që ky virus ende ka shumë të panjohura. Përgjigjia e çdo personi ndaj virusit është e ndryshme. Të jemi të bindur ndaj masave parandaluese. Duhet të respektojmë këto norma e pastaj protokolle të cilat janë të detajuara në çdo nivel për çdo institucion edhe midis vendit ku punojmë dhe jetojmë”, shtoi ai.