Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në unazën jugore të Elbasanit afër fshatit Mengël, ku një motoçikletë është përplasur me një motor policie. Nga aksidenti ka pësuar dëmtime të rënda drejtuesi i motorit i cili nderroi jete ne spital, pasi nuk mundi ti mbijetonte plageve te marra.
Njoftimi I policies Elbasan:
Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndëroi jetë në Spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.