Nën sloganin “Muzika nuk vret”, artistët janë mbledhur edhe sot në protestë para Kryeministrisë. Personazhe të njohur të shoëbiz-it kanë reaguar ashpër në lidhje me mbylljen e klubeve të natës, diskove, si dhe vendeve ku dëgjohet muzikë live.

Sipas artistëve, ky vendim dëmton rëndë ekonominë e personave që punojnë në këto biznese, që nga stafet e punonjësve e deri tek këngëtarët e muzikantët, duke qenë se këto aktivitete i kanë si burim kryesor të ardhurash. Gjithsesi ata nuk janë lejuar nga policia për shkak të pandemisë, ndërkohë që protestuesit janë vendosur në parkun Rinia.

Gjithashtu nga ana e protestuesve është shtuar fakti se ky vendim duhej të merrej me eskpertë dhe jo me një VKM, sepse ka shumë njerëz që humbasin ekonomikisht.