Xh.S.
Ja sesi e përshkruhej muaji i Ramazanit në Elbasan shumë kohë më parë, para vitit 1967 në traditat e transmetimeve popullore.
“Me rastin e Ramazanit për iqini binte daullja në mes të qytetit, mbi Portën e Kalasë, për të “lajmëruar” gratë që të bënin gati yftarin. Për Ramazan kishte shumë lëvizje nëpër qytet. Pazari rrinte hapur deri në mesnatë, kurse kafenetë deri në mëngjes. Kur vinte momenti i faljes së Teravitit, atëherë kur gratë e burrat faleshin në xhami nuk kishte lëvizje, pas saj fillonte sërish gjallëria. Daullexhiu dilte 30 netë rresht nëpër lagje dhe mbidhte para nga ata që kishin dëshirë t’i jepnin.”
30 ditët e Ramazanit në Elbasan kaloheshin si ditë feste. Besimtarët muslimanë agjëronin 30 ditë, duke përjashtuar nga agjërimi fëmijët nën moshën 14 vjeçare. Hahej dy herë në ditë, yftar dhe syfyr, të cilët paralajmëroheshin me një të shtënë topi. Për yftar topi zbrazej në aksham, ndërsa për syfyr në mesin e natës..
Personi që zbrazte topin rrinte tek dera e Xhamisë me një dru të gjatë në dorë, me të cilin mbushte topin. Ky person ishte i pajtuar nga zyra e kadiut. Gjatë yftarit muslimanët vizitonin dyqanet e njëri – tjetrit. Vizita bënin edhe gratë tek njëra – tjetra.”
Njihen nga tradita zakonore, se shqiptare e agjëronin të gjithë natën e Kadrit. Por jo vetëm muslimanet, por këtë natë e agjëronin dhe pjesëtarët e feve të tjera. Kjo natë festohej neë menyra të ndryshme. Në qytetin e Shkodrës ngrihej një strukturë hekuri në formë shtëpie e mbushur plot me kandila të vegjeël dhe vendosej në qendër të qytetit. Në Elbasan ishte zakon që për iftar gjuhej me top për të sinjalizuar hyrjen e natës dhe çeljen e iftarit
Duke shëtitur me kandila në duar në mesin e natës qyteti merrte një gjallëri të madhe. Nëpër xhamia dëgjohej zëri i këndimit të Kuranit nga imamët më të mirë. Lutjet dhe pëshpëritjet shpirtërore të besimtarëve të jepnin përshtypjen, se qyteti nuk e njihte gjumin. ”Jeta e natës” ishte shprehja, që sot mund t’i japim për të përshkruar atë ambient të bukur, kur përpjekjet njerëzore solidarizoheshin dhe unifikoheshin në harmoni të plotë për të fituar kënaqësinë e Zotit duke mbushur kështu shpirtrat me lumturi. Edhe pse gjatë gjithë ditës ishin me agjërim ato nuk ishin të lodhur natën, përkundrazi fytyrat e tyre ishin të lumtura, të buzëqeshura, duke shprehur në të vërtetë atë çka shpirtrat e tyre shijonin në muajin e Ramazanit.
Materiali mare nga (Mexhlis)



























