Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të hidhur që aktori i njohur i humorit Koço Devole ka humbur jetën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama i ka dhënë lamtumirën aktorit të njohur.

“Lamtumirë i shtrejti Koço! U prefsh në paqe” shkruan Rama.

Kujtojmë që Devole ka humbur jetën ditën e sotme. Ai ishte i infektuar me Covid, edhe pse në tamponin që i është nënshtruar ka rezultuar negativ. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar për shkak se prej disa kohësh vuante nga leucemia