ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se së shpejti do të nisë hapja e kantierit të madh Milot – Thumanë – Tiranë që vazhdon me Rrogozhinën e deri në bypassin e Fierit, si edhe pak më pas me Milot – Muriqanin.
“Mirëmëngjes dhe me këto ndërtime e rindërtime të tjera të rrugëve të lëna rrugëve në veriun e Shqipërisë, ku së shpejti nisim me hapjen e kantierit të madh Milot – Thumanë – Tiranë që vazhdon me Rrogozhinën e deri në bypassin e Fierit, si edhe pak më pas me Milot – Muriqanin, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Kryeministri ndau pamje nga investimet që janë kryer në akse të rëndësishme rrugore si Shkodër-Murriqan, Nyja e Milotit, Urat e Rrugës së Kombit, Vorë-Fushë_Krujë-Rinas.
Po ashtu, janë një sërë rrugësh të tjera në zonat e thella malore që kanë transformuar infrastrukturën rrugore dhe kanë lehtësuar qarkullimin e banorëve.
Disa nga këto investime janë rruga e Kelmendit, Ura e Mesit-Kala e Drishtit, Klos-Burrel, Shkodër-Velipojë, Qafe Qele-Fushë Arrëz. /m.m/j.p/