Prefekti i Qarkut Elbasan, Maksim Malaj ka organizuar sot një takim për ndotjen akustike, me përfaqësues te institucioneve të ndyshme në Elbasan. Ndotja akustike sipas Z.Malaj vijon të jetë mbi normat e lejuara të Bashkimit Europian. Burimi kryesor mbetet numri i lartë i automjeteve dhe përdorimi pa kriter i borisë, por nuk mungon edhe niveli i lartë i ndotjes akustike e shkaktuar nga muzika e lartë e lokaleve të natës.

Eshe Zv.Drejtori i policisë Elbasan ka ngritur shqetësimin në lidhje me ndotjen akustike. Albert Nushi në fjalën e tij ka theksuar faktin se nga të gjitha matjet, ka tejkalim më të lartë gjatë natës, që variojnë nga 20-35 decibel mbi normën e lejuar, çka është një indikator mjaft shqetësues si për ekspertët që kryejmë matjet, por edhe për frekuentuesit e zonës dhe banorët e saj.

Të njëjtat shqetësime kanë ngritur edhe pjesmarrësit e tjerë në këtë takim, ndërkohë që kanë theksuar se duhet me patjetër që vec ndotjes akustike të shtohen edhe kontrollet për mospërhapjen e Covid.