Kantautori Kujtim Prodani

Nga Rezarta Reçi

– Biri, Nena, Biri tek Nena-

Nder ikjet e pabesueshme është dhe ikja jote Kujtim Prodani. Ndofta kjo bëri që një pike lot te me rreshqiste faqeve . Ndersa kujtesa të më dergonte ne mengjesin e hershem te nje dite kur ti me kishe derguar ne whatsap versionin ende te papublikuar te kenges Hej Mik! Inspiruar e keqardhur nga ikja e mikut tend Xhuvan qe ti e doje dhe e çmoje shume. E ndersa ecja dhe degjoja e degjoja duke ecur mendova se do ishin fatlume ato miq qe do percilleshin artistikisht me kete himn dashurie, miqesie, mirenjohjeje e perkushtimi.

Po tek ne kurre nuk ka kohe per te tilla himne fisnikerie e dashurie. Gjithsesi sejcili ben te veten. E sot, teksa ecja rastesisht serish permes sheshit Skenderbeu lajmi se do te te çonin ne Turqi më mpaku. Më shndrroi në vetmitare  vetmia jote e më bëri filozofe të trishtimit. Pararendur nga endrra jo e bukur qe kisha pare heret. Por edhe nga pafuqia ime personale per te bere diçka. Per ty! Miku artistik me te cilin ndame shije, ndjesi e copeza rrefimi neper kohe. Tek tuk ndonje gote vere a kriko birre. Por shume dashamiresi e stime per njeritjetrin.

Shpesh në distance. Kujtesa më çon ne Arratine tone te pare kur ti ktheheshe nga Viena plot pasion, tinguj e projekte e rrefeje per mikrofonin e Arratise shpengueshem e plot optimizem. Gjithmone mes miqsh . Gjithmone mes tingujsh. Improvizues e karizmatik me kaçurrelat që tundeshin hareshem. Sepse harene kerkoje te percillje ne Tiranen tende. Dhe veç harese , profesionalizmin të cilin nuk e tradhetove kurre. Sepse nuk mund te tradhetoje dot edukimin muzikor familjar per te cilin kishte investuar shume Agimi i rrepte dhe Anida, zbutesja e shpirtrave. Mirënjohja jote shpalosej me finese, mirenjohje e Birit për babain Mjeshter tashme te munguar dhe nenen – kolege me te cilen ndave skenen me dinjitet per shume kohe. Lexohej kembengulja, emocioni, krenaria që ishit kombinuar bukur ne skene dhe me pergjegjshmeri ia kishit dale nene e bir.

Pakez vite me vone kur Anida ledhatare dhe e ëmbel u be personazh i Arratise dhe u rrefye tek mikrofoni im ajo pohonte se si ishte shndrruar në një mikeshe te mire per dy djemte e saj sepse per të ishte e vetmja menyre per te qendruar sebashku ne emigracionin e veshtire a ne skenen e bukur, nen stuhine duartrokitjeve te publikut që iu çmuan gjithmonë. Që do ju çmojnë gjithmonë. Sepse mbetet profesionistë! E profesionalizmi nuk del kurre jashte mode. Siç nuk del dashuria, mirenjohja, fisnikeria!.

E ndersa sot mendoja luften tende vetmitare per nje grime me shume oksigjen e per frymemarrje normale ndersa corona nuk ta lejonte pranine e kujdesin e te shtrenjteve te tu, mendoja perkushtimin tend prej Biri ndaj Anides deri ne ate dite te ftohte 13Janari qe shkoi te pushojë pergjithmone . Ke bere heroizem, të thoja une e ti me trishtimin e humbjes se te shtrenjtes tende pohoje se nuk kishe bere asgje . Se kurre nuk do shperbleje sadopak ç’ kishte bere Nena per Birin.

E me duket e trishte Kujtim qe vendose ta ndjekesh pas ne Janar Aniden tende tek e cila kemi vendosur edhe bashke karajfila te kuq.

Nuk duhej te qe misioni yt te ndiqje Nenen si Bir i perkushtuar!

Muzika qe misioni yt!

Pasioni yt muzika ishte!

Profesionalizmit i faleshe ti!

Në çdo kohe!

Andaj do të kujtoj, e jo vetem une, si te dashur xhentelmen e elegant te pianos me të cilen luaje me elegance e bukuri, plot shkathtesi e kulture duke dhuruar alegri, ritem, optimizem. Djersa qe rridhte kemishave te tua qe ndrroheshin gjate shfaqjeve e koncerteve autoriale a me kolege shndrrohej ne duartrokitje, dashuri, adhurim, respekt e serish duartrokitje .

Se çfare ndodhte me ty pas arritjeve kur hapje me çeles deren e shtepise e takoje serish pianon me gjurmet e cigares se Agimit mbi te e nen veshtrimin e embel te syve te Anides qe te ndiqnin nga fotoja…ate e di vetem ti Kujtim.

Siç e di vetem ti enigmen se ç’po ndodh me ty tani, ndersa ke hapur dyert e fluturimit parajsor.

Ne na le barren e kujteses permes copezave te dashurise dhe kengen” Hej Mik!” që ti nuk e shkrove per vete. Jam e sigurt! Dhe pabesueshmerine e ikjes tende…