Në ambjentet e Kalasë së qytetit ka startuar një aktivitet artstiko letrar ku nuk mungojnë me pjesëmarrjen e tyre personalitetet te fushës së letërsisë në vendin tonë. Titulluar ” Fjala Artistike” 2020″   ky aktivitet  organizohet nga Bashkia Elbasan, Zyra Arsimore e Qendra e Artit. I cilësuar si edicioni i parë i fjalës artistike në këtë aktivitet do të marrin pjesë 21 shkolla të mesme të Bashkisë në një konkurs interpretimi, si edhe cdo mbrëmje do të ketë promovim libri në këndin e shkrimtarit. Siparin e natës së parë të Fjalës Artstike e ka celur shkolla e mesme Dhaskal Todri në Elbasan, ku më pas u prezantua edhe botimi më i ri i shkrimtarit dhe gazetarit të njohur në vendin tonë Frrok Cupi.  Një referim rreth botimit të tij ” Vjen Trump” ka bërë kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, si edhe poeti Aleksandër Cipa.

Por pse ishte ky personazh interesant për Frok Çupin dhe çlidhje ka Trump me Shqipërinë?

Duhet se i pari libër shqiptar për presidentin amerikan ka zgjuar interesin edhe të ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim e cila ka pritur në një takim Frrok Çupin.

“Trump nuk është Zoti” ishte fragmenti që tërhoqi fort vëmendjen e publikut i cili mes rreshtave  përpiqej të kuptonte qëndrimin e autorit ndaj presidentit të Amerikës.

Është menduar që gjatë pesë netëve të këtij aktiviteti artistiko letrar të ngrihet edhe një juri me personalitete të letërsisë dhe arsimit, e cilësuar si një juri profesionale ku kryetar është Dhimitër Orgocka, për të vijuar me anëtarët Aleksandër Çipa, Anila Çota, Eduart Çala, si edhe  Kliton Kapaj. Bashkë organizatori Besim Dybeli foli rreth këtij aktiviteti që startoi mbrëmjen e së enjtes dhe do të vijojë për katër netë të tjera në vijim, ku shkrimatër të njohur si Fatmir Musai, Aleksandër Cipa, dhe Prec Zogaj do të promovojnë botimet e tyre si edhe nuk do të mungojë edhe një nderim në kujtim të Mojkom Zeqo i cili ndërroi jetë pak kohë më parë.

Vlen për t’u theksuar se kësaj radhe veç prurjeve të shumta ka dhe qëmtimin nga ana e vetë fëmijëve jo vetëm poezinë apo tregimin humoristik, por ata hidhen dhe tek pantomima, kupleti, parodia, dhe imitimi.