Një grua 90-vjeçe është personi i parë në botë që është vaksinuar kundër Covid në Mbretërinë e Bashkuar.

Margaret Keenan, e cila mbush 91 vjeç javën e ardhshme, tha se kjo ishte dhurata më e mirë për të.

 

“Ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë për ditëlindjen sepse do të thotë që më në fund mund të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi në vitin e ri pasi isha vetëm për pjesën më të madhe të vitit,” tha Keenan.

Ajo është e para që ka marrë vaskinën anti-Covid, Pfizer, nga 800.000 doza që do të jenë në dispozicion deri në javën e ardhshme.

Në Britani do të vaksinohen të gjithë personat mbi moshën 80-vjeç, ata të kujdesit social dhe shëndetësor.