Deputetët e opozitës grumbullojnë sërish karriget në foltore, edhe këtë seancë plenare ku pritet të diskutohet “Projekt Buxheti 2024”.

 

 

Deputetët e opozitës kundërshtojnë vendosjen e gardës në Kuvend, ndërsa janë përplasur fizikisht me disa prej tyre.

 

Ndërsa një pjesë e deputëtëve janë në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha është live në Facebook.

 

 

Berisha: Buxheti i vjedhjes më të madhe të tyre, buxheti i gjobës ndaj shqiptarëve, i shpërdorimit, i rrugëve të cilat kushtojnë 12 mln euro kilometri, buxheti i ppp-ve. Sot në parlament janë 1340 gardistë brenda në ambientet përreth, Reneas dhe forcat speciale. Opozita do të qendorë e papmposhtu në mbrojtje të të drejtave legjitime për të hetuar qeveritarët hajdutë që me vendimet e tyre kanë vjedhur dhe do vijojnë të vjedhin.Noka: Po përdorni Gardën mish për top, nuk mbroheni ju me gardistë.

 

Votimi i Projekt Buxhetit është një prej seancave më të rëndësishme të vitit në parlament, ndërsa janë parashikuar për diskutime datat 20 dhe 21 Nëntor.

 

Këtyre diskutimeve i kanë paraprirë seanca të tensionuara e kaotike dy muajt e fundit, prodhuar nga ajo çfarë opozita e quan “rezistencë ndaj mos plotësimit të tre kërkesave të tyre”.

 

Kujtojmë se opozita më parë paralajmëroi bllokimin e vijimit të punimeve të parlamentit edhe këtë të hënë, kur pritet të diskutohet projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vitit, projekt buxheti.

 

 

 

Top Channel