Sezoni turistik ka nisur në Shqipëri, por një nga problemet më të mëdha që po shfaqet në shumë zona është mjedisi. Elbasanit ka resurse të mëdha natyrore dhe historike, të cilat shfrytëzohen nga turistë vendas dhe të huaj.  Por  jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm dhe marrin me vetë atë që konsumojnë kur zhvillojnë një piknik me familjarë apo me miq. Për këtë arsye, një grup  qytetarësh nga Elbasnai kanë ndërmarrë një nismë, për të pastruar  zonat turistike në qarkun e Elbasanit. Edhe pse një grup i vogël ata e nisën iniciativën në Funar, Krastë dhe tashmë janë në zonën turistike të Treganit.

Por pastrimi i ambientit mbetet detyrë e çdo qytetari ndaj dhe të rritur e fëmije kanë përcjellë mesazhet e tyre kundër ndotjes jo vetëm të zonave turistike, por të të çdo cepi të vendit.

Por vetëm një lule nuk e sjell pranverën dhe të tilla iniciativa duhet të shndërrohen në kulturë dhe ndërgjegje qytetare, pa përjashtuar edhe garantimin e infrastrukturës së nevojshme për një mjedis të pastër.