Koronavirusi jo gjithmonë të ndan, ndonjëherë është në gjendje të bëjë saktësisht të kundërtën.
Ky është rasti i Bruce Willis dhe Demi Moore, të divorcuar për mbi 20 vjet dhe të cilët kanë vendosur të kalojnë karantinën brenda shtëpisë së bashku me tre vajzat.
Këtë e ka zbuluar vajza e tyre 26 vjeçe, Tallulah, me një postim në Instagram, ku familja, përfshirë qenin, janë të veshur me një pizhama me shirita të bardhë dhe të gjelbër, që i ngjan uniformës së të dënuarve.
Të divorcuar që nga viti 2000 pas 12 vjet martesë, Bruce dhe Demi kanë mbetur gjithmonë miq dhe kanë vazhduar ta takojnë njëri-tjetrin edhe për hir të vajzave të tyre. /os/
Atsh