Me normalitetin e ri, mëngjesi në qytetin e Elbasanit nis me dezinfektimet e ambienteve dhe hapësirave publike.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja thotë se pas shfaqjes së rasteve të para të prekura nga COVID-19 ekipet vazhdojnë me dezinfektimin e çdo ambienti me rrezik potencial në përhapjen e virusit.

Ai ka kërkuar respektimin e rregullave nga ana e qytetarëve për të mos rrezikuar prekjen nga virusi.

“Në normalitetin e ri mëngjeset nisin kështu në Elbasan. Qysh prej shfaqjes së rasteve të para të prekura nga COVID-19 ekipet vazhdojnë me dezinfektimin e çdo ambienti me rrezik potencial në përhapjen e virusit. Ndaj ju lutem ndiqni rregullat e thjeshta : Lani duart, mbani maskën, respektoni distancën . Mbro veten dhe të tjerët”, ka apeluar Llatja.

Procesi i dezinfektimit kryhet çdo 24 orë.