Franca do i rikthehet sërish orës policore.

Numri me tendencë në rritje i rasteve të Covid-19 ka detyruar qeverinë që të marrë masa strikte në prag edhe të festave të fundvitit.

Kryeministri Jean Castex tha se normat e infektimit nuk janë duke rënë me ritmin që ka shpresuar qeveria, pas vendosjes së masave të izolimit në fund të tetorit

Për këtë, pas 15 dhjetorit kur mbaron edhe karantinimi i pjesshëm, do të zbatohet ora policore nga ora 20:00 deri në 06:00.

Masa nuk do të hiqet për Vitin e Ri, për të parandaluar tubimet e mëdha.

Qeveria e ka kushtëzuar lehtësimin e masave me rënien e numrit të të infektuarve në rreth 5,000 në ditë. Por, ky numër ka qenë shumë më i lartë se 10,000 të enjten, përkatësisht 13,750.

Muzetë, kinematë, teatrot dhe vendet sportive, që pritej të rihapeshin të martën, do të qëndrojnë të mbyllura edhe për tre javë. Newsbomb