Shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan, në një deklaratë është shprehur se vala e dytë do të luftohet pa vaksinën.

Ai është shpehur se vaksina nuk do të mbërrijë në kohë dhe shumë shtete duhet ta përballojnë pa vaksinën anti-Covid.

“Vaksina nuk do të mbërrijë në kohë për të luftuar valën e dytë të pandemisë së Covid-19 dhe shumë shtete do të vazhdojnë ta përballojnë pa vaksinën,” tha Ryan.

Kujtojmë që e gjithë bota po përballet me valën e dytë të pandemisë ku shumë vende në botë kanë shfaqur një numër të lartë të infektuarish duke shënuar dhe rekorde të rasteve ditore.

Në rang global deri më tani 1,355,147 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar 56,583,049.