ATSH/- Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura i kanë akorduar bashkisë Maliq 109 pako ushqimore, në kuadër të operacioneve humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë për shkak të pandemisë COVID-19.
Bashkia Maliq bën të ditur se, pakot ushqimore do të shpërndahen tek familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe tek familjet që janë me mbi 5 anëtarë.
Sipas bashkisë, operacioni humanitar do të vijojë, ndërkohë që shpërndarja me ushqime po qarkullon për të tretën herë tek familjet në nevojë, duke iu gjendur pranë për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga COVID-19.