Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda prej kohësh po jetojnë një histori të bukur dashurie.
Që prej momentit kur pranuan publikisht lidhjen e tyre, çifti nuk ka kursyer asnjë moment fotot e ëmbla pranë njëri-tjetrit në rrjetet sociale duke bërë që të gjithë t’i kishin “zili”.
Mirëpo, mesa duket diçka është krisur në marrëdhënien e tyre. Do të thoni ju çfarë?! Epo nga një “investigim” i vogël në llogaritë personale të çiftit vumë re se ata nuk ndjekin më njëri-tjetrit, dhe kjo gjë në epokën e rrjeteve sociale në të cilën jetojmë është një detaj tepër shqetësues.
A ka një krisje në marrëdhënien e tyre apo është thjesht diçka për të tërhequr vëmendje, mbetet për t’u parë në vazhdim.
Aktualisht Oriola po realizon një Giveaway dhe në kuadër të rregullave të lojës, personat që e realizojnë duhet të kenë follow vetëm bizneset me të cilët po bashkëpunojnë.