Kanadaja do të investojë 10 miliardë dollarë (6,4 miliardë euro) në projekte infrastrukture për përshpejtimin e tranzicionit të saj të energjisë dhe për krijimin e 60 000 vendeve pune për tre vjet, njoftoi sot kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

“Këto projekte, të financuara nga Banka kanadeze e Infrastrukturës, një kompani shtetërore, përfshijnë vendosjen e autobusëve elektrikë, prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe rritjen e efikasitetit të energjisë në ndërtesat e mëdha”, tha ai

Qeveria gjithashtu shpreson të stimulojë investimet private në këto projekte.