Spitalit Rajonal të Elbasanit, i janë shtuar ditën e sotme pajisje mjekësore si respirator, oksimetra dhe materiale ndihmëse për mjekët, por dhe pacientët dhuratë nga Kisha Italiane, me kërkesë të imzot Giovanni Peragini. Në dorëzimin e këtyre materialeve merrnin pjesë edhe Kryetari i Kashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe përfaqësues të murgeshave që shërbejnë në Mollas të Elbasanit.

Imzot Giovanni Peragine, nga ana tjetër është shprehur se vetëm duke qenë të bashkuar në momente të vështira mund t’ia dalim, ky është një moment bashkimi dhe gjest solidariteti.

Kryebashkiaku Llatja nga ana tjetër shprehu mirënjohjen për solidaritetin, pasi respiratorët e rinj janë një vlerë e shtuar dhe do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimit në këtë spital, jo vetëm në kohë covid.

Nga ana e saj Bashkia e Elbasanit që në nisje të pandemisë ka bashkëpunuar me organizata të ndryshme për të marrë donacione qoftë për stafin, qytetarët, apo për pjesën më të rëndësishme, personelin shëndetësor.