ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi sot qytetarët të vendosin maskën në mjedise të mbyllura publike, pasi përdorimi i saj ul me 70% përhapjen e infeksionit COVID-19.

Ministrja apeloi për kujdes duke publikuar edhe mesazhin e mjekes së njohur, Gjeorgjina Kuli.

“A ju kujtohet kur ka qënë hera e fundit që keni përqafuar gjyshërit, prindërit, njerëzit e tu të dashur? Që ta bëjmë këtë sa më parë në një të nesërme të sigurt, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm. Sot shëndeti i gjithësecilit dhe kufizimi i përhapjes së virusit, arrihet kur çdonjëri prej nesh mban maskën, ruan distancën, lan shpesh duart. Funksionon! Të tjerët e kanë provuar”, thotë mjekja Gjeorgjina Kuli. z.tosku/j.p/