ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Në mbrëmje në jug e juglindje do të ketë reshje shiu të përkohshme me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-10 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë, ndërsa në detin Jon 4-5 ballë.
Shtim i dallgëzimit në brigjet e Jonit kryesisht në mbrëmje.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 20/34 | diell re |
Kukës | 16/28 | diell re |
Lezhë | 22/33 | diell re |
Dibër | 16/28 | diell re |
Durrës | 22/33 | diell re |
Tiranë | 23/34 | diell re |
Elbasan | 24/33 | diell re |
Berat | 17/34 | diell re |
Vlorë | 19/32 | diell re |
Korçë | 15/25 | diell shi |
Gjirokastër | 14/33 | diell shi |
Sarandë | 19/31 | diell re |