Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare, njofton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Mëngjeset dhe mbrëmja do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.