Vendosja e parkimit me pagesë në disa nga rrugët kryesore të Elbasan ka shkaktuar debate në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak. Kryetari i Bashkisë shpjegoi për këshilltarët domosdoshmërinë e vendosjes së shërbimit të parkimit me pagesë me orare në disa rrugë dhe sheshe publike.

Këshilltarët kanë diskutuar për mënyrën e vendosjes së kësaj takse dhe taksës aktuale të parkimit vjetor për frezidentët. Ata kërkuan një performancë më të mirë nga ana e bashkisë për mbledhjen e taksës vjetore dhe përjashtimin e rezidentëve që paguajnë taksë vjetore parkimi nga taksa e re.

Por nga ana e këshilltarëve janë bërë edhe propozime të tjera qoftë për ndryshim të tarifimit, qoftë për eficencën e tij.

Kryetari i Bashkisë theksoi se studimi është bërë nga specialistë dhe Bashkia e Elbasanit është ndër të vetmet në vend që nuk e ofron parkimin me pagesë.

Në fund këhsilltarët miratuan vendosjen e kësaj tarife. Zonat e vendparkimeve me pagesë në qytetin e Elbasanit do të jenë:

Rruga Aqif Pasha

Rruga Qemal Stafa

Rruga Thoma Kalefi

Rruga Janaq Kilica

Rruga Kozma Naska

Rruga 28 Nëntori

Rruga 25 Nëntori

Rruga Rinia dhe Sheshet Pas Pallatit të Sportit, sheshi para Hotel Turizmit, Sheshi para Kinema Vullnetari.