Dy astronautët amerikanë dhe kozmonauti rus u kthyen të sigurt sot në Tokë, pasi përfunduan misionet e tyre për më shumë se 200 ditë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

”Astronauti amerikan Andrew Morgan kishte kaluar 272 ditë në hapësirë, ndërsa astronautja amerikane Jessica Meir dhe kozmonauti rus, Oleg Skripochka ishin aty për 205 ditë”, tha NASA.

Ata bënë udhëtimin e kthimit në një kapsulë hapësinore ruse ”Sojuz”që i parashutoi në një rrafshnaltë në republikën e Azisë Qendrore të Kazakistanit.

Rusia kryen operacione fluturimi hapësinor nga Kazakistani fqinj, në një strukturë të ruajtur që nga epoka sovjetike, ”Baikonur Cosmodrome”.

ISS, i cili rrotullohet në rreth 400 kilometra mbi Tokë, drejtohet nga një bashkëpunim kryesisht i ekuipazheve amerikane dhe ruse, të cilët kanë për detyrë të kryejnë kërkime shkencore që do të ishin të pamundura nga sipërfaqja e planetit.