Një 26 veçar ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Kurbin.

Audi A3 me targa AA 603 IG ka humbur kontrollin dhe për pasojë në afërsi të Borizanës është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja e fuqishme ka ndërruar jetë 26 vjeçari, pasagjer në mjet, ndërsa shoferi ndodhet në spital. Por nga kqyrja që grupi i hetimit i ka bërë makinës, ka dalë se ajo kishte dy palë targa dhe ishte vjedhur në qytetin e Laçit.

Mjeti kishte tjetër targë në pjesën e pasme dhe tjetër në pjesën përpara, ndërsa brenda saj janë gjetur maska dhe doreza. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë.

Screenshot_1.jpg
Screenshot_2.jpg
Screenshot_3.jpg