Vera e këtij viti e ndikuar nga pandemia, padyshim që ka qënë stina më pak argëtuese për fëmijë e të rritur. Të vegjlit duket se e kanë të vështirë të qëndrojnë në shtëpi, teksa prindërit e tyre janë në punë. Ndaj për t’i rikthyer ngjyrat paditeve dhe alegrinë fëmijëve Këshilli Rinor në bashkëpunim me bashkinë Elbasan kanë vijuar aktivitetet argëtuese. I radhës ishte pedalimi me bicikleta dhe patina në bulevardin e qytetit, ku fëmijët vecse janë argëtuar kanë respektuar edhe rregullat anti-kovid.

Drejtorja e Politikave të arsimit parashkollor dhe Edukimit në Bashkinë Elbasan tha se është e rëndësishme që në këtë kohë të mbajmë gjallë aktivitetet me fëmijët që të mos i privojmë nga ngjyrat e moshës.

Shkëlqimi në sytë e vogëlushëve ishte i dukshëm teksa pedaluan me bashkëmoshatarët e tyre, aty ky bashkia prej disa muajsh ka ndërtuar edhe korsinë e bicikletave.