Një valë e dytë e epidemisë në vjeshtë, më shumë sesa një hipotezë është një siguri. Deri sa të kemi një vaksinë do të ketë valë të reja epidemike. Kjo është arsyeja pse nuk duhet nxituar për të hequr izolimin dhe bllokimin. Përndryshe, atë që mund të vij në vjeshtë do ta sjellim më herët, në verë.
Kështu u shpreh Walter Ricciardi, përfaqësuesi italian i OBSH-së dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë.
“Disa lider kombëtar dhe ndërkombëtar me zgjedhjet e tyre të rrezikshme – shpjegoi Ricciardi – janë përgjegjës për efektet që do të ketë pandemia mbi popujt e tyre.
Shembulli më i habitshëm është ai i Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, ku qeveritë nuk kanë dëgjuar këshilltarët shkencorë dhe kanë reaguar jashtëzakonisht vonë. Nga ana tjetër, në vendet si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis politikës së ndjeshme dhe institucioneve që funksionojnë mirë, gjërat janë më mirë se diku tjetër.