ATSH/ Bashkia e Durrësit po vijon përgatitjet për sezonin turistik, me pastrimin e të gjithë vijës bregdetare të qytetit dhe të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Nismës së bashkisë për pastrimin e kalasë së Ishmit, iu bashkuan së fundi shumë nxënës të shkollave të mesme e qytetarë.

“Gjatë gjithë kësaj jave kemi pastruar vijën bregdetare, por edhe monumentet e trashëgimisë kulturore. Duke pastruar të gjithë zonën në kalanë e Ishmit. Nismës sonë i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollave të mesme”, u shpreh sot kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako.

Më herët gjatë kësaj jave aksioni i pastrimit i bashkisë së Durrësit u ndal në Katundin e Ri në një zonë ku përveç bregut ranor ndodhet edhe një sipërfaqe pyjore prej 116 hektarësh e cila është një pasuri jo vetëm për Durrësin por për të gjithë vendin.