Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Peqin.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pajovë, dhe se në aksident janë përfshirë dy makinë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të aksidentit.