Në Gjykatën e Shkodrës ka ndodhur një përplasje fizike mes disa qytetarëve dhe policit të këtij institucioni.
Qytetarët janë banorë të një pallati që protestojnë se rrezikojnë të nxirren nga banesat e tyre, ndërsa për t’u futur në godinë kanë përdorur forcën duke nxjerrë me dhunë jashtë policin.
Dy javë më parë këta banorë u përplasën me policinë pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor shtetëror për të dalë nga banesa, pasi do t’i kalonte pronarit.
Banorët thonë se nuk është hera e parë që përmbaruesit vinë ti nxjerrin nga banesat e tyre. Familjarët kanë pròtèstuar dhe janë shprehur se janë sistemuar në këto banesa nga bashkia e qytetit të Shkodrës që në vitin 1992