Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet ne ndërtimit të portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano.

Rama bën me dije se janë zgjedhur 5 finalistë në garën për detajimin inxhinierikë të projektit. Kantieri i ndërtimit do të ngrihet vitin e ardhshëm pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final.

“Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.

Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ministrja Belinda Balluku ka bërë me dije më parë se gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit trgtar do të përfundojë në tetor dhe do të vendosët kohë limiti 36 muaj për ndërtim. Faza e parë të portit ekzistues të Durrësit që do të përfshijë edhe ndërtimet me destinacion turistik por edhe marinën elitare, për të cilën ka nisur puna.