Në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë deri tani 31 896 pensione pranë banesave të të moshuarve, pa qenë nevoja që ata të lëvizin duke shmangur përhapjen e COVID-19.
Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj tha për ATSH-në se, “filiali i Postës qarku Elbasan me 14 prill ka shpërndarë 3747 pensione. Nga të dhënat e deritanishme në total janë shpërndarë 31 896 ose 63% te totalit të pensioneve”.
Në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19, qeveria mori masat që pensionistët dhe të moshuarit të mos lëviznin prej banesave të tyre, duke dërguar edhe pagesat e pensioneve pranë banesave të tyre. Të moshuarve dhe pensionistëve të vetmuar, krahas ndihmës ushqimore po u sigurohen edhe medikamente në banesat e tyre./atsh