PREFEKTI, TJETËR MBLEDHJE ME DREJTORËT
Prefekti i Qarkut Elbasan Z. Klevis Xhoxhi vijon takimet për të njohur problematikat në Qark dhe për t’i dhënë atyre një zgjidhje në kohë.
Ditën e sotme Z.Xhoxhi zhvilloi një tjetër takim me përfaqësues të Arsimit, Policisë, Shëndetit Publik, Bashkisë, Kadastrës dhe të gjithë kryetarët e fshatrave dhe Njësive Administrative. Në fjalën e tij, Prefekti jo vëtëm që u ka kërkuar korrektësi në përçimin e problemeve, por ka udhëzuar edhe përfaqësuesit e institucioneve në zgjidhjen ne kohë të tyre.
Gjatë fjalës së tij, prefekti Xhoxhi theksoi edhe sfidat dhe problematikat e hasura gjatë kësaj periudhe, për shkak të pandemisë Covid, por menaxhimi i situatës duhet të jetë në nivele maksimale sipas tij. Ndërkohë që Kryetarët e fshatrave kanë theksuar problemet që kanë, që lidheshin me rrugët, arsimin dhe shëndetësinë.
Hekuran Bezati, përfaqësuesi i Shëndetit Publik është përgjigjur problematikave të kryetarëve të fshatrave ndërkohë që ka theksuar se në të gjitha fshatrat ka prezencë të mjekëve.
Në përfundim të takimit, të pranishmëve iu la porosi të kenë në vëmendje të tyre detyrat e lëna për çdo institucion, të cilat do të monitorohen në vazhdimësi nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Elbasan. Edlira Xherri/Elbasaninews.al