Shefja e spitalit Infektiv, profesoreshë Najada Çomo, ditën e sotme feston ditëlindjen.

Nuk zgjodhi ta festojë me miqtë dhe të afërmit, por edhe në këtë ditë feste për të, vendosi të qëndrojë pranë pacientëve të infektuar me COVID, për t’u shërbyer dhe për t’i ndihmuar ta kalojnë këtë virus vdekjeprurës.

Prej 9 muajsh profesoreshë Çomo është në krye të detyrës, ndaj edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka uruar ditëlindjen shefes së Infektivit.

“Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen.

Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.

Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare.

Edhe 100 Prof. Najada”, shkruan Manastirliu.