I ftuar në emisionin “Debat dhe Transparence” me gazetarin Fatmir Popja, Presidenti Ilir Meta thotë se patronazhistët janë në rrezik për shkak të shtimit të njerëzve që kërkojnë t’i njohin. Sipas tij, qytetarët duhet të ruajnë qetësinë dhe të dëgjojnë mesazhet e mençura të klerikëve fetarë.
“Po i shoh ne rrezik patronazhistet, sepse tani te gjithe jane vene ne kerkim te tyre. Une u bej thirrje qytetareve te ruajnë qetësinë dhe te degjojne mesazhet e mencuara te klerikeve tane fetare per te shkuar paqësisht drejt 25 prillit.
I shoh në rrezik patronazhistët, sepse njerëzit janë nervozuar shumë dhe po kërkojnë pikërisht ata. Çfarë mund të bëj Presidenti kur sheh që ka akte dhune?! Çfarë duhet të prese Presidenti? Që e gjithë Shqipëria të jetë si Shijaku dhe Dibra? Kjo kurrë nuk ka për të ndodhur. Sot Mbrojtja e Atdheut është detyre mbi detyrat.
Mbrojtja e Atdheut është që të gjithë qytetarët të shkojnë të votojë në 25 prill. Vota e tyre do sigurojë të ardhmen, mbrojtjen e familjes dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Vota e 25 prillit, do të vendose ligjin dhe do mbrojë të drejtat dhe liritë e tyre”, thotë Presidenti Meta në tv Skampa në Elbasan.
Presidenti tha gjithashtu se ndryshimi fiton me 25 prill mbi 90 mandate. “Unë, i kam në fakte të gjitha ato që shpreh. Sot unë kam marrë në mbrojtje një biznesmen të ndershëm i cili nga sot është marr në mbrojtje nga unë sepse ka bere nje denoncim te rende. I kam kërkuar dhe mbrojtjen e tij nga Policia. Kjo situatë po krijohet se, ‘peshkaqenët e mëdhenj’ ata të dosjes së Shijakut dhe Dibrës janë ende në të lirë dhe nuk po kapen. Por në 25 prill, këta do të kapen nga ‘rrjeta’ e popullit shqiptar. Ndryshimi fiton me 25 prill mbi 90 mandate”, shtoi ai.