Vaksiminimi për parandalimin e Covid-19 është një temë që po përshtjellon mbarë botën, me ata që janë kundër dhe një pjesë pro. Një debat që është ngritur edhe në vendin tonë, teksa kanë nisur protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm. TV Skampa pyeti qytetarët e Elbasanit në lidhje me këtë çështje dhe pjesa më e madhe e tyre janë të paqartë rreth vaksinimit, por nëse bëhet fjalë për të mirën e shëndetit, janë të gatshëm ta bëjnë atë.

Megjithatë, kur kanë kaluar thuajse gjashtë muaj që nga rasti i parë me koronavirus i evidentuar në Wuhan të Kinës, ende nuk ka dalë asnjë vaksinë kundër Covid-19. Në lidhje me këtë temë janë ngritur shumë teori, disa prej të cilave edhe konspirative, por duket se palët janë të ndara sa i përket vaksinimit.