Zyra e Prokurorit Special ka konfirmuar bastisjen e shtëpisë së ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi. Në njoftim thuhet se paralelisht po kryhen disa operacione të tjera në Prishtinë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, njofton Specialja.

Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka thënë se po asiston në operacionet e Speciales dhe EULEX.

“Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës.newsbomb