Maturantët i janë drejtuar bankave të shkollës këtë të hënë për të bërë provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Sipas të dhënave bëhet fjalë për 32 mijë nxënës të viteve të treta. Por ndryshe nga herët e tjera, testi i këtij viti do të jetë vetëm me pyetje alternative, kjo për shkak edhe të masave të marra në kuadër të pandemisë së koronavirusit.
Provimi i gjuhës së huaj ka qenë me 60 pyetje për 60 pikë. Drejtuesit e MAS kanë sqaruar se kjo mënyrë testimi kryhet për të mos grumbulluar më shumë mësues për korrigjimin e testeve duke ia besuar atë teknologjisë. Provimi nisi në orën 10 dhe zgjati 2 orë, por ajo që vihej re tek maturantët ishte ankthi. Jashtë kamerave ata shprehen se ishte provim i nivelit mesatar dhe se arritën të dilnin me sukses.
Ndërkohë drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore në Elbasan, Anila Çota, në një prononcim për Tv Skampa ka theksuar rëndësinë e mbarvajtjes së këtij procesi dhe se gjithçka u realizuar sipas protokollit.
Pandemia ndryshoi edhe ambientet ku u krye provimi. Çdo klasë pat maksimumi 10 nxënës, ndërkohë që isshte një koordinator që ka mbikëqyrë procesin. Pragu kalues për maturantin do të jetë 25% e pikëve.