Prurjet natyrore në kaskadën e Drinit ranë në 920 m3/s, ndërsa po vijon prodhimi i energjisë me të gjithë kapacitetin në të tre HEC-et. Korporata Elektroenergjetike po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. KESH publikoi të dhënat e orës 20:00, ku prurjet natyrore totale në kaskadë janë 920m3/s, ndërsa shkarkimet janë 430 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 300 m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.

Për sa i përket nivelit të liqeneve deri në orën 20:00, Fierza është në kuotën 290.38m, Komani 171.81m dhe Vau i Dejës 73.45m.

“Prodhimi i energjisë në të tre HEC-et përmbush totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, bën të ditur KESH.