Në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës “Qatar 2022” u bë e ditur që nuk do të marrë pjesë Shakira.
Pa Shakirën, ceremonia humbet shumë, pasi ajo është një nga artistet më të komentuara të momentit. Ndarja e saj nga Gerard Pique ka shërbyer vetëm për të rritur popullaritetin e saj. Sipas gazetës Metro, këngëtarja nuk ka qenë asnjëherë në bisedime për të performuar në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2022.
Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare nga Shakira, por mediat sociale tashmë kanë dhënë verdiktin e saj. Duke u lidhur me këtë ceremoni, Shakira ishte në rrezik për të humbur reputacionin e saj për disa kohë, pasi shumë artistë kanë refuzuar të performojnë në Katar pavarësisht milionave që u janë ofruar.
Shakira ka qenë gjithmonë një person thellësisht e përkushtuar ndaj barazisë dhe të drejtave të njeriut, diçka për të cilën do të ishte pyetur nëse do të kishte pranuar të performonte në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2022.
Nga ana tjetër së fundmi faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse. Ata do të jenë këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma dhe këngëtarja e famshme libaneze Myriam Fares. Në njoftimin e FIFA-s thuhet:
“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore. Maluma dhe Myriam do të performojnë në Al Bidda Park”.
Top Channel