Në Spanjë fëmijët kanë qenë të izoluar në shtëpi që nga 14 marsi, për të mos u rrezikuar nga përhapja e koronavirusit, ndërkohë që kryeministri spanjoll ka dhënë një lajm të mirë edhe për ta.
Më në fund, fëmijët spanjollë do të lejohen të dalin, duke filluar nhga 27 prilli.
Ishte kryetarja e Bashjkisë së Barcelonës Ada Colau, e cila “iu lut” kryeministrit që t’i lejonte fëmijët të dilnin jashtë në mënyrë që ata të marrin pak ajër të pastër.
Në një konferencë për mediat të shtunën në mbrëmje, kreu i ekzekutivit, Sánchez tha se Spanja kishte lënë pas “momentet më ekstreme duke ia dalë të kufizonte sulmin brutal të pandemisë”.
Megjithatë shtoi se ai do t’i kërkojë parlamentit të zgjasë gjendjen e alarmit në vend deri më 9 maj pasi arritjet e bëra ishin “ende të pamjaftueshme dhe mbi të gjitha të brishta” dhe nuk mund të rrezikohen nga “vendimet e nxituara”.
spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, ndërsa masat shtrënguese vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi.
NEWSBOMB