130,326 qytetarë kanë dhënë përgjigjet për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare në Këshillimin Kombëtar.

Lajmi e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili thekson se, 76,117 qytetarë janë përgjigjur online përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe 54,209 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë.

Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.