Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me lajmin se procedurat ligjore për naftë pa taksa për fermerët kanë nisur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se se ka filluar procedura ligjore për naftë pa taksa për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT.

 

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin që procedura ligjore për NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.