Kreu i qeverisë publikoi një fotografi nga vaksinimi i qytetarëve në Pogradec dhe një nga takimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në Malësinë e Madhe.
“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë!”, u shpreh Rama
“Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”, – përcolli Rama fotot që tregojnë kontrastin.
/k.s/j.p/



























