Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me falenderime për bluzat e bardha.

Rama ka publikuar një video ku shihen mjekët që kryejnë testimet për Covid-19 në banesat e qytetarëve.

 

“MIRËMËNGJES dhe me një falenderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërkohë në video mjekët bëjnë apel që puna e tyre të mos politizohet, teksa kanë ftuar personat që kanë dyshime ta ndjekin atë gjatë një dite në punë.

“Nuk dua që të politizohet puna jonë, kjo është puna, sfida dhe lufta jonë do e përballojmë me të gjithë mundësitë që kemi. Nuk dua që njerëzit të merren me numërimin e tamponëve i ftoj të gjithë personat që kane dyshime të më ndjekin mua nga ora 7 e mëngjesit dhe deri në 2 e 30 të natës për ta parë nga afër punën time”, ka thënë një mjeke që punon për marrjen e tamponit të qytetarëve në terren