Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një video nga Fushë-Kruja dhe bën krahasim me kohën kur ajo zonë përmbytej sapo binin shirat e para.

Rama thotë se me qindra banesa e familje nuk u përmbytën këtë herë, siç përmbyteshin 3 e 4 herë në vit kur qeveriseshin nga të “mbyturit”.

 

“MIRËMËNGJES dhe me arsyen pse hyrje-dalja e Fushë – Krujës bashkë me qindra banesa e familje nuk u përmbytën këtë herë, siç përmbyteshin 3 e 4 herë në vit kur qeveriseshin nga të mbyturit në politikën e sharjeve, shpifjeve, akuzave, e pastaj mbeteshin me javë në llucë e në lagështirë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.